Bota

Gent Cakaj përplaset me Ivica Daçiç, i kujton origjinën nga Prizreni

2 Shkurt 2019, 09:33 Nga DOSJA
Gent Cakaj përplaset me Ivica Daçiç, i kujton origjinën

Në aktivitetin e Bukureshtit nuk ka munguar edhe një debat mes ministrit të Jashtëm Gent Cakajt dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiç.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Behxhet Pacolli dhe kjo gjë e ka acaruar Daçiçin, i cili e ka quajtur këtë provokim dhe e ka nisur takimin me shigjetime.

Pse Kosova ka dy ministra të jashtëm në tryezë? Ky është një provokim i rëndë që na bëhet nga ministri i jashtëm Edi Rama”, mësohet të ketë thënë Daçiç.

Por Gent Cakaj nga ana tjetër është shprehur se është shqiptar nga Kosova dhe përfaqëson Shqipërinë.  Cakaj i ka theksuar se Daçiçit se është nga Prizreni dhe përfaqëson Serbinë. 

Në fakt zoti ministër ju duhet të ishit skandalizuar më parë, sepse Kosova i ka pasur dy, dhe ka një fjalë që thotë nuk ka dy pa tre! Ju jeni nga Prizreni apo jo, por përfaqësoni këtu Serbinë, ndërsa unë po jam shqiptar nga Kosova dhe përfaqësoj Shqipërinë!”, i tha Cakaj-Daçiçit.

J.V/Dosja.al

 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

rajoni rajoni gent cakaj ivica dacic kosove gent cakaj ivica dacic kosove

Sondazh

Poll