Bota

Taksa për Serbinë, Trajkoviç: Pezullohet javën e ardhshme, Haradinaj nuk ka zgjedhje

1 Shkurt 2019, 20:59 Nga DOSJA
Taksa për Serbinë, Trajkoviç: Pezullohet javën e ardhshme,

Kryetarja e Lëvizjes europiane për Kosovën, Rada Trajkoviç, ka deklaruar se javën e ardhshme pritet që të pezullohet taksa e Kosovës ndaj  gjitha mallrave serbe, si dhe pritet që në fund të shkurtit do të nënshkruhet marrëveshja me tre pika mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. 

“Serbët, veçanërisht ata në enklava, janë shumë të frikësuar për të ardhmen e tyre, për atë që po ndodh momentalisht në Prishtinë e që janë biseda aktive dhe presione që vijnë nga sekretari John Bolton ndaj Thaçit, Haradinajt dhe paralelisht ndaj kryeministrit Rama në Shqipëri’, është shprehur Rada Trajkoviç.

Gjithashtu, Trajkoviç ka shpjeguar edhe situatën në të cilën do të gjendet kryeministri Haradinaj sipas saj nëse nuk do të heqë dorë nga taksa.

‘Ai (Haradinaj) do t’i qëndrojë prapa taksës, por nuk do të ketë zgjedhje, por në këtë mënyrë me mbivotim, Ramush Haradinaj do të shpëtojë veten dhe koalicionin e tij qeverisës’, është shprehur kryetarja e Lëvizjes europiane për Kosovën.

Ndërkohë, kujtojmë se  sot kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë akademisë përkujtimore dedikuar 575 vjetorit të Lidhjes së Lezhës në Klinë, u shpreh i vendosur se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet deri në momentin e njohjes së shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.(Lexo këtu)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

rajoni rajoni heqja e takses kosove rada trajkoviç ramush haradinaj serbi heqja e takses kosove rada trajkoviç ramush haradinaj serbi

Sondazh

Poll