Bota

Taksa ndaj mallrave serbë, Mogherini: Fola me Thaçin, s’ka kohë për të humbur

1 Shkurt 2019, 21:48 Nga DOSJA
Taksa ndaj mallrave serbë, Mogherini: Fola me Thaçin, s’ka

Federica Mogherini, ka reaguar përmes një postimi në Tëitter në lidhje me taksën e vendosur nga Kosova për mallrat serbë. Në statusin e saj në rrjetet sociale, përfaqësuesja e Lartë e BE shkruan se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës, Serbisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është jetik.

“Fola me Hashim Thacin: Diskutuam sërish që tarifat duhet të hiqen që dialogu të fillojë sa më shpejt. Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës, Serbisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është jetik. S’ ka më kohë për të humbur,”- shkruan Mogherini.

Kujtojmë që vetë Thaçi më herët ka deklaruar se në bisedën e tij të bërë me Mogherinin ka theksuar se është e papranueshme që Serbia ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut, duke përdorur vendosjen e taksës ndaj produkteve të saj.

Sipas Presidentit, Kosova duhet të heqë menjëherë taksën ndaj mallrave serbë, pasi Serbia po e shfrytëzon si preteks për bllokimin e dialogut.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

rajoni rajoni federica mogherini hashim thaci perfaqesuesja e be serbi-kosove taksa ndaj serbise federica mogherini hashim thaci perfaqesuesja e be serbi-kosove taksa ndaj serbise

Sondazh

Poll