Bota

Guaido akuzon Maduron se i kërcënoi familjen: Ishin anëtarë të Forcave të Sigurisë

2 Shkurt 2019, 10:02 Nga DOSJA
Guaido akuzon Maduron se i kërcënoi familjen: Ishin anëtarë

Presidenti i përkohshëm i Venezuelës, Juan Guaido ka deklaruar së fundmi se  Maduro ka kërcënuar familjen e tij. 

Guaido u tha gazetarëve se njësi speciale të policisë kishin shkuar në shtëpinë e tij ndërsa ai nuk ndodhej aty dhe kishin kërkuar të shoqen, e cila ndodhej në shtëpi me vajzën 20-muajshe.

“Fillimisht erdhën dy agjentë me motoçikleta. Pastaj erdhi një furgon i bardhë pa targa. U afruan tek banesa dhe kërkuan gruan, Fabianën. Ishin anëtarë të forcave të sigurisë”, u shpreh Guaido.

Duhet të theksojmë se Juan Guaido ka marrë mbështetjen e SHBA-së dhe BE për të marrë drejtimin e Venezuelës. 

Por nga ana tjetër Maduro nuk po dorëzohet. Ky i fundit ende ka me vete zyrtarë të lartë, ushtrinë dhe mbështetjen e Moskës. (Lexo edhe këtë)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

bota bota be juan guaido maduro shba venezuele be juan guaido maduro shba venezuele

Sondazh

Poll