Bota

Post Brexit/ Bashkimi Evropian hap vizat për qytetarët e Anglisë

1 Shkurt 2019, 21:21 Nga DOSJA
Post Brexit/ Bashkimi Evropian hap vizat për qytetarët e Anglisë

Pas Brexit, qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar do të mund të udhëtojnë pa viza drejt Europës. Kjo gjë është lejuar nga Bashkimi Evropian përsa I përket udhëtimeve të shkurtra. Përmes një deklarate për shttyp, Këshilli Europian tha se po përgatitet të miratoje legjislacionin e nevojshëm.

“CNN” shkruan se kjo gjë do të jetë e vlefshme për qytetarët britanikë, të cilët udhëtojnë drejt vendeve të njohur si zona Shengen për një periudhë prej 90-180 ditësh. Nga ana tjetër, e njëjta medie ndërkombëtare shton se këtë gjë Bashkimi Europian e lejon me kushtin që Britania të bëjë të njëjtën gjë për shtetasit e BE-së, gjë e cila është premtuar nga Anglia edhe më herët.

Gjithsesi Komisioni Europian ka shtuar gjithashtu se nga viti 2021, vizitorët e Britanisë në BE do të duhet të paguajnë 7 euro (rreth 8 paund) për Skemën e Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit Europian, që mund të blihet në internet para udhëtimit.

Britania është vendi i parë që do ta lë Bashkimin Europian që nga formimi i Unionit, por ndoshta nuk do të jetë i fundit, sepse menjëherë lideri i euroskeptikëve në Holandë, Geert Ëilders, ka kërkuar që të njëjtën gjë ta bëjë edhe Holanda.

Megjithatë largimi i Britanisë nuk do të jetë i menjëhershëm. Procesi minimalisht mund të zgjasë deri në dy vjet, ndërsa është thënë se dalja komplete do të bëhet në 2020.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

bota bota bashkimi europian be brexit britani e madhe largimi i anglise nga be mbreteria e bashkuar bashkimi europian be brexit britani e madhe largimi i anglise nga be mbreteria e bashkuar

Sondazh

Poll