Aktualitet

1 mld lekë pasuri/ KPA pranon provat e reja të Zaganjorit, shtyhet me një javë vendimi

10 Korrik 2019, 07:45 Nga DOSJA
1 mld lekë pasuri/ KPA pranon provat e reja të Zaganjorit, shtyhet me

TIRANË- Del sërish para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Pas seancës që u zhvillua më 25 qershor, ku Zaganjori depozitoi 23 dokumente të reja, edhe sot dita për të ishte e ngarkuar. Siç bëri vetë me dije në përfundim të seancës, Zaganjori tha se ka depozituar 10 dokumente të reja.  Zaganjori tha se ka depozituar prova të reja, dhe do të përpiqet të japë të tjera dokumenta nëse KPA i kërkon.

“KPA do të shqyrtojë 10 provat e reja që paraqita. Detyrimet tatimore janë paguar të gjitha.”-tha Zaganjori.

Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa që u bë shkak për rikthimin e Zaganjorit në dyert e Vettingut, tha se 23 provat e Zaganjorit që u depozituan në seancën e parë, janë të pamjaftueshme.

“Në lidhjet me prapsimet e Zaganjorit, referuar edhe përmbajtjes së procesverbalit të seancës. KP, vlerëson se sa i takon shkaqeve të ankimit, nuk rezulton të ketë ndryshuar asnjë rrethanë. Komisioneri vlerëson se edhe pas prapsimeve, shkaqet e ankimit të lidhura me interpretimet ligjore te përdorur nga KPK në vendimin e konfirmimit mbeten për tu shqyrtuar nga kjo trup gjykuese. Për katër pasuritë në Tiranë,në lidhje me shkaqet e ankimit për deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshme, prova e paraqitur, kontrata noteriale nuk sjell ndonjë risi, apo fakt të ri juridik”, tha Komisioneri Publik Florjan Ballhysa.

KPA në përfundim të seancës vendosi që të pranojë provate  Zaganjorit dhe vendimin final do e japë në seancën që do të zhvillohet më 17 korrik, ora 14:00.

Gati një vit pasi u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Xhezair Zaganjori përballet edhe njëherë me filtrin e Vettingut. Ishte komisioneri publik që ankimoi vendimin në KPA, si të dyshimtë dhe jo korrekt pasi sipas komisionerit, Zaganjori nuk e justifikonte pasurinë e tij.

Zaganjori u konfirmua në detyrë më 24 korrik 2018, pavarësisht problemeve me pasurinë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se Xhezair Zaganjori shmangu tatimet dhe gënjeu për pronat.

Sipas KPK, ai ka shmangur detyrimet tatimore ndaj shtetit, duke gënjyer për vlerën e pronave të regjistruara në hipotekë me vlerën e tyre reale. Pasuria e kryetarit të Gjykatës së Lartë llogaritet rreth 1 miliard lekë.

Sipas KPK-së, Zaganjori ka në pronësi një apartament 293 metra katrorë në bashkëpronësi, me vlerë 5.8 milionë që ka si burim shitjen e një apartamenti; një dyqan me vlerë 1. 4 milionë lekë nga të ardhurat personale dhe të qirasë; zyrë me sipërfaqe 15 metra katrorë, apartament 81 metra katrorë në lagjen 13, në plazhin e Durrësit, blerë në vitin 2006 për 32 mijë dollarë. Pasaktësi u konstatuan edhe sa i takon pasurisë së bashkëshortes si dhe shkollimit të djalit në Londër.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet xhezair zaganjori zaganjori para kpa-së xhezair zaganjori zaganjori para kpa-së

Sondazh

Poll