Aktualitet

Stuhitë godasin vendin, dëmtohet rrjeti elektrik në 4 qytete (FOTO)

10 Korrik 2019, 08:58 Nga DOSJA
Stuhitë godasin vendin, dëmtohet rrjeti elektrik në 4 qytete

Shqipëri– Moti i keq ka dëmtuar shumë shtylla tensioni gjatë natës. OSHEE njofton se disa linja tension i mesëm dhe rajonet me te prekura nga defektet janë Burreli, Shkodra dhe Durresi (zona e Krujës).

Njofimi i OSHEE-së

Për shkak të motit të keq gjatë natës se mbrëmshme dhe në vazhdim, janë dëmtuar disa linja tension i mesëm dhe rajonet me te prekura nga defektet janë Burreli, Shkodra dhe Durresi (zona e Krujës).
Stuhia e natës, e shoqëruar me shkarkesa atmosferike, shkaktoi rrëzim të pemëve mbi përcjellësit elektrik, duke i këputur.
Rrjeti është dëmtuar edhe nga materiale të forta për shkak erës. Problematike paraqitet situata edhe në Lezhë. 
Prej orëve të para të mëngjesit, brigadat e terrenit po punojnë intesivisht për riparimin e defekteve dhe kthimin e gjendjes në normalitet ne kohe sa më të shpejtë. 

Stuhitë e verës kanë goditur vendin gjatë natës. Pemë të rrëzuara, të mbjella të dëmtuara dhe kaos në rrugë, këto janë rezultatet. OSHEE njofton se qytetet si Shkodra, Lezha, Durrësi dhe Burreli kanë probleme me energjinë elektrike pasi janë dëmtuar shtyllat e tensionit. (lexo këtu)

Foto pas stuhisë

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dëmtohet rrjeti elektrik në 4 qytete stuhitë godasin vendin dëmtohet rrjeti elektrik në 4 qytete stuhitë godasin vendin

Sondazh

Poll