Aktualitet

750 kubikë kanabisi gati për mbjellje në Vlorë, 2 të arrestuar

10 Korrik 2019, 09:21 Nga DOSJA
750 kubikë kanabisi gati për mbjellje në Vlorë, 2 të

VLORE- 750 rrënjë kanabis sativa gati për t’u mbjellë në tokë janë zbuluar në fshatin Vërmik në Selenicë të Vlorës. Policia bën me dije se ka arrestuar dy persona, banues në qytetin e Vlorës, të cilët akuzohen se janë personat që kanë mbjellë lëndën narkotike.

Njoftimi i plotë: 

Vlorë, Goditet një tjetër tentativë për kultivim të bimëve narkotike. Në pranga dy shtetas.

Shërbimet e Policisë Selenicë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë goditur një tjetër tentativë për kultivim të bimëve narkotike, ku gjatë kontrollit në territorin e fshatit Vërmik, Bashkia Selenicë, Policia gjeti dhe asgjësoi fidanë dhe kubikë ku ishin kultivuar fara të dyshuara të llojit cannabis sattiva.

Në vijim të veprimeve, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit H.O, 55 vjeç dhe F.A., 43 vjeç, banues në Vlorë. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia selenice kultivim kanabisi bashkia selenice kultivim kanabisi

Sondazh

Poll