Aktualitet

‘Tokë helene, Kaçifas i pavdekshëm!’, Parulla raciste në gjuhë greke mbi muret e kalasë së Himarës (FOTOT)

9 Korrik 2019, 20:22 Nga DOSJA
‘Tokë helene, Kaçifas i pavdekshëm!’, Parulla

HIMARË– Muret e kalasë së Himarës janë mbushur me shprehje dhe parrulla rasciste, të shkruara në gjuhën greke.

Persona të paidentifikuar kanë shkruar se si Himara ishte tokë greke apo edhe mbi minoritarin grek të vrarë në Bularat, Konstandinos Kaçifas.

“Himara tokë greke që prej 1914” apo edhe “Kaçifas i pavdekshëm“-ishin disa prej shkrimeve në muret e Kalasë. 

Ato u publikuan në rrjetet sociale nga aktori i njohur i Portokallisë, Florian Binaj, i cili shkruan se askush nuk ka reaguar për parullat të cilat janë bërë në kulmin e sezonit turistik.

Postimi i plotë: 

Tensionet mes dy vendeve kanë rinisur që Tetorin e shkuar kur minoritari Konstandinos Kaçofas u vra gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA në Bularat.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia himare kalaja e himares parrullat raciste bashkia himare kalaja e himares parrullat raciste

Sondazh

Poll