Aktualitet

Stuhitë godasin vendin/ Rrëzohen pemë dhe dëmtohen të mbjellat, OSHEE: 4 qytete me mungesë energjie (FOTO)

10 Korrik 2019, 08:04 Nga DOSJA
Stuhitë godasin vendin/ Rrëzohen pemë dhe dëmtohen të

SHKODËR- Stuhitë kanë goditur gjatë natës disa nga qytetet e vendit, duke shkaktuar dëme edhe në linjat e tensionit. Shkodra, Durrësi, Burreli dhe Lezha janë disa nga qytetet më të prekura ku ka edhe mungesë të energjisë elektrike. Theksojmë se erërat shirat vijojnë në këto zona. 

Dosja.al siguroi disa foto nga qarku i Shkodrës. Dëmet kanë qenë kryesisht në kulturat bujqësore, por edhe në thyerjen e pemëve, për shkak të erës së fortë. Situata me problematike është shënuar në Velipojë, ku në rrugën nr. 5, si rezultat i erës së fortë janë rrëzuar disa pemë, te cilët kanë zënë edhe dy automjete ku fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Në mëngjes është bërë e mundur pastrimi i këtij segmenti rrugor pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe punonjësve të Bashkisë Shkodër.

(j.v/ a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet era e forte moti i keq ne shkoder rrezohen pemet stuhitë godasin vendin era e forte moti i keq ne shkoder rrezohen pemet stuhitë godasin vendin

Sondazh

Poll