Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari në Durrës (Emri)

10 Korrik 2019, 06:36 Nga DOSJA
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet

DURRËS- Një 48-vjeçar, i cili ishte në kërkim nga shteti italian për trafik droge, është arrestuar mëngjesin e sotëm në Durrës. I arrestuari është shtetasi Agron Disha, 48 vjeç.

Durrsaku ishte dënuar nga Gjykata Parto/Itali, më datë 27.06.2019, me 13 vjet e 4 muaj burgim për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”- njofton policia.

NJOFTIMI i POLICISË:

Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim ”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

A.D., 48 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi A.D., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Parto/Itali, më datë 27.06.2019, e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim “.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron disha arrestohet 48-vjeçari trafik droge agron disha arrestohet 48-vjeçari trafik droge

Sondazh

Poll