Aktualitet

“Djathi në Shqipëri edhe me vaj makinash”, profesori i ‘përvishet” Mentor Kikisë: I marrosur të të varin, je pa pe

10 Korrik 2019, 05:39 Nga DOSJA

Tiranë- Mentor Kikia së fundmi në një reagim ka theksuar se djathi bëhet jo vetëm me vaj palme por edhe me vaj makinash. Sipas tij ky djathë më pas shitet si produkt jugu në treg.

“Nuk ka vetëm “Fake News”. Pa shumë koment. Djathi që bëhet nga qumështi që ka në përbërje edhe vaj palme, nuk quhet më djathë. Në BE edhe 1% të ketë, nuk të lejojnë të përdorësh më emrin “Djathë”. Në Rusi po luftojnë ta bëjnë këtë. Ndërsa në Shqipëri e dëndin kazanin jo vetëm me vaj palme, por edhe me vaj makinash dhe e quajnë “Djathë Jugu”, “Djathë Tepelene”, “Djathë Shkodre”, “Djathë Sarande”. Se çfarë ka brenda, ëhë, askush nuk e shkruan. Po nuk vdiq njeriu, nuk quhet as vepër penale as vepër civile.”, shprehet Kika.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i profesor Kristaq Berxholit i cili shprehet se marrëzia quhet Mentor Kikia dhe e quan atë të papërgjegjshëm. Sipas tij këto statuese kanë qëllim shkatërrimin e produkteve vendase.

“Nëse ekzistojnë më këto vajra (palme e vaj makine), o të varin prodhuesin o të varin shkruesin e marrëzive që quhet Mentor Kikia”, shprehet ndër të tjera ai.

J.V/Dosja.al  

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet djathi me vaj makinash prodhimi i djathit sherri kikia bërxholi djathi me vaj makinash prodhimi i djathit sherri kikia bërxholi

Sondazh

Poll