Aktualitet

Mosekzkutimi i letërpororsive të ardhurave nga Italia, shtyhet për herë të katërt gjyqi ndaj Habilajve

10 Korrik 2019, 09:27 Nga DOSJA
Mosekzkutimi i letërpororsive të ardhurave nga Italia, shtyhet

TIRANË– Është shtyrë sërish gjyqi ndaj grupit të Habilajve. Kjo është hera e katërt që shtyhet proçesi gjyqësor për shkak të mosekzekutimit të letërporosive nga Italia. 

I vetmi që ndodhej në seancë ishte Armando Koçerri, i cili ndodhet në Shqipëri.

Edhe herën e kaluar proçesi gjyqësor u shty për shkak të mosnjoftimit të anëtarëve të grupit Moisi Habilajt, Nazer Seitit,  Fatmir Minaj dhe Meridian Sulajt për letërporositë e ardhura nga Italia. 

Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal kanë trafikuar drejt Italisë tonelata me lëndë narkotike kanabis sativa. Pjese e hetimeve kanë qënë edhe persona me ndikim në Policinë e Shtetit, të cilët i kanë ndihmuar që pjesëtarët e grupit të Habiljave t’i shpëtojnë kontrolleve.

Teksa gjyqi për Habilajt po zhvillohet në Itali, në Shqipëri të pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda janë marrë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe tre ish-zyrtarë të lartë të policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ando kocerri gjyqi i habilajve moisi habilaj nazer seiti ando kocerri gjyqi i habilajve moisi habilaj nazer seiti

Sondazh

Poll