Aktualitet

Serë me 2600 fidanë në Shkodër! Si u zbulua ‘ferma’ e kanabisit, në pranga babë e bir

18 Mars 2022, 18:38 Nga DOSJA
Serë me 2600 fidanë në Shkodër! Si u zbulua

SHKODËR– Babë e bir janë prangosur sot në Shkodër, pasi akuzohen se kanë mbjellë 2600 fidanë kanabisi brenda një sere në fshatin Melgushë të Vaut të Dejës, në Shkodër. Policia e Shtetit u njoftua në rrugë operative se dy persona kishin mbjellë kanabisi, e pas kontrolleve në terren, gjetën babë e bir duke punuar brenda saj. Kështu në që pranga kanë përfunduar: Luan dhe Eqerem Shegaj, përkatësisht 51 vjeç e 26 vjeç, të cilët akuzohen se kanë kryer veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vau i Dejës/Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Melgusha”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimin të bimëve narkotike. Operacioni u realizua nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë, Vau i Dejës. Evidentohet një serë, në të cilën ishin kultivuar 2600 fidanë, të dyshuar kanabis. Arrestohen në flagrancë babë e bir, pronarët e ambientit (serë). Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, Strukturat Hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Melgusha”. Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, u ushtrua kontroll në një serë, në lagjen “Shegaj” të fshatit Melgushë, të Vaut të Dejës. Si rezultat i kontrollit u gjetën dhe u asgjesuan 2600 fidanë, të dyshuar kanabis, që ishin kultivuar në serë. Në vijim të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve L.Sh., 51 vjeç dhe E.Sh., 26 vjeç, (babë e bir), banues në Melgushë, Vau i Dejës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eqerem shegaj luan shegaj operacioni melgusha shkoder eqerem shegaj luan shegaj operacioni melgusha shkoder

Sondazh

Poll