Aktualitet

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë plan me 10 pika për shmangien e krizës së naftës

18 Mars 2022, 17:09 Nga DOSJA
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë plan me 10 pika për

SHBA– Vozitja më ngadalë, ulja e ajrit të kondicionuar, të dielat pa makina dhe puna nga shtëpia duhet të miratohen si masa urgjente për të reduktuar kërkesën globale për naftë, të paktën kështu shkruhet në planin me 10-pika të hartuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA). Masa të tilla dhe ndryshime në sjelljen e konsumatorit do të lejojnë uljen e përdorimit të naftës me 2.7 milion fuçi në ditë (bpd) brenda katër muajve – ekuivalente me më shumë se gjysmën e eksporteve të Rusisë. IEA parashtroi një sërë masash që tha se do të ndihmonin në uljen e kërkesës globale, e cila aktualisht është afër 100 milionë fuçi në ditë.

PIKAT E PROPOZUARA NGA IEA:

Ulja e kufijve të shpejtësisë në autostrada me të paktën 10 km/h

Punoni nga shtëpia deri në tre ditë në javë kur është e mundur

Të dielat duhet të jenë pa makina në qytete

Bëjeni transportin publik më të lirë dhe stimuloni ecjen dhe çiklizmin

Alternoni aksesin e makinave private në rrugë në qytetet e mëdha, ata me numër tek një ditë dhe ata me numra çift një ditë tjetër (praktikë e përdorur edhe për uljen e nivelit të ndotjes)

Adoptoni praktika për të reduktuar përdorimin e karburantit

Promovimi i lëvizjes efikase për kamionët e mallrave dhe mjetet e dërgesës

Përdorni trena me shpejtësi të lartë dhe natën në vend të avionëve kur është e mundur

Shmangni udhëtimet ajrore të biznesit ku ekzistojnë opsione alternative

Përdorni automjete elektrike dhe më efikase

IEA u bëri thirrje qeverive të ndjekin masa të tilla për të luftuar përçarjen masive globale, e për të përballluar krizën që po kërcënon botën nga mungesa e gazit dhe naftës ruse.

Marrë nga The Guardian

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet cmimi i naftes iea kriza e naftes cmimi i naftes iea kriza e naftes

Sondazh

Poll