Aktualitet

Bien shifrat/ MSH: Asnjë viktimë, 76 raste të reja nga COVID-19, asnjë rëndë në spital

18 Mars 2022, 16:44 Nga DOSJA
Bien shifrat/ MSH: Asnjë viktimë, 76 raste të reja nga COVID-19,

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në vendin tonë gjatë orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 76 raste të reja nga pandemia e koronavirusit, ndërkohë që 71 të tjerë janë shëruar. Aktualisht në vend numërohen 639 pacientë aktivë me Covid 19, nga të cilët në spital po trajtim 29 të infektuar.

NJOFTIMI I PLOTË:

76 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar nga 1.866 testime të kryera gjithsej gjatë 24 orëve të fundit në vend. Aktualisht në vend numërohen 639 pacientë aktivë me Covid 19, nga të cilët në spital po trajtim 29 të infektuar. 36 raste pozitive janë konfirmuar në Tiranë, 6 në Lushnjë, 5 Himarë, Sarandë, 4 në Durrës, 3 në Fier, Dropull, 2 në Kavajë, Skapar, 1 në Shkodër, Kukës, Tropojë, Lezhë, Divjakë, Delvinë, Gjirokastër, Kuçovë, Elbasan, Prrenjas. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 639 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin. 71 qytetarë të tjerë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,835 që nga fillimi i epidemisë, ndërkohë që nuk ka asnjë humbje jete të regjistruar. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Statistika (18 Mars 2022)

Raste të reja ditore 76
Të shëruar në 24 orë 71
Të shtruar në spitale 29
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,866

Testime totale 1,765,898
Raste pozitive 272,961
Raste të shëruara 268,835
Raste Aktive 639
Humbje jete 3,487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 269
Fier 100
Vlorë 64
Shkodër 56
Kukës 42
Gjirokastër 33
Elbasan 27
Korçë 14
Lezhë 13
Durrës 9
Berat 7
Dibër 5

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet pandemia e koronavirusit ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll