Aktualitet

“Gazpromi ofroi ryshfet”/Ambasada ruse-Berishës: Sa kërkove?Ish-kryeministri: Termocentrale

18 Mars 2022, 11:57 Nga DOSJA

TIRANË– Ambasada e Rusisë në Tiranë dhe ish-kryeministri janë përplasur publikisht lidhur me deklaratën liderit historik të PD-së, i cili një ditë më parë tha se Gazprom i ka ofruar shuma përrallore dhe ka dashur ta korruptojë për të shtrirë projektin e tyre në vendin tonë. Një ditë më pas, sot Ambasada ruse, me anë të një statusi në rrjetet sociale, me ironi e pyet Berishën se çfarë shume kërkoi që as vetë Gazprom nuk ia mblidhte dot. Duke nënkuptuar kështu se ka qenë ish-kryeministri ai që ka kërkuar vlera të majme prej tyre dhe jo e kundërta.

U habitëm nga fjalët e Sali Berishës se 10 vjet më parë ai refuzoi rryshfetin gjoja të propozuar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri. Na lind natyrshem pyetja: sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi t’i mbledhë dot ato “shuma përrallore”?”- shkruhet në postim.

Ndërkohë që nuk ka vonuar shumë dhe një reagim ka ardhur edhe nga vetë ish-kryeministri, i cili i është përgjigjur konkretisht pyetjeve. Sipas Berishës, i cili po ashtu ka reaguar në rrjetet sociale, premtimet ia kishte bërë një mik, biznesmen turk, që i solli “fjalë” direkt nga presidenti i kompanisë “Gazprom”.

“Në rast se une do te hiqja dore nga projekti i TAP-it dhe te mbeshtesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqiperine dhe kalonte ne trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe qe furnizohej kryesisht me gaz rus por dhe azer pala ruse ofronte: -ndertimin e nje gazsjellesi Igumenice-Vlore me mundesi shtrirje edhe deri ne Shkoder; -Investimin prej 4.1 miliarde dollare ne termocentrale te medha gazi ne Seman; Oferta u refuzua prereas per arsye politike nga ana ime,”-shkruan Berisha duke listuar një më një të gjithë premtimet. Ndërkohë që pas reagimit të tij ende nuk ka pasur një përgjigje nga të dërguarit e Rusisë në vendin tonë.

SI NISI GJITHÇKA?

Ish-kryeministri Berisha tha se kishte refuzuar ofertat përrallore nga rusët për të përkrahur projektet e tyre, duke përmendur më pas me emër kompaninë Gazprom. Këtë deklaratë e bëri para Kuvendit, pas lajmit se Gazsjellësi Transadriatik TAP njoftoi se ka dërguar në Europë mbi 10 miliardë metër kub gaz. Por çfarë është TAP? TAP është një Operator i Sistemit të Transmetimit (OST) dhe një Operator i Pavarur Transmetimi (OPT). Gazsjellësi Trans Adriatik është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, që transporton gaz natyror në Evropë nga fusha Shah Deniz II në Azerbajxhan. Duke u lidhur me Gazsjellësin Trans Anatolian në kufirin Greko-Turk, TAP kalon Greqinë Veriore, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të dalë në breg në Italinë e Jugut për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore ambasada e rusise ne tirane sali berisha ambasada e rusise ne tirane sali berisha

Sondazh

Poll