Aktualitet

Statuti i Bashës, Gjykata regjistron ndryshimet e 17 korrikut

18 Mars 2022, 13:17 Nga DOSJA
Statuti i Bashës, Gjykata regjistron ndryshimet e 17 korrikut

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka regjistruar sot ndryshimet statutore gjatë Kuvendit Kombëtar të thirrur nga kryetari i PD Lulzim Basha, më 17 korrik 2021. Vetë Sekretari Për Çështjet Ligjore, Indrit Sefa tha se vendimi i gjykatës së Tiranës ndryshimet e miratuara nga Kuvendi i thirrur nga Basha më 17 korrik.

Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: pse erdhi me vonesë kjo kërkesë kur ndryshimet janë bërë në korrik?

Sekretari për Çështjet Ligjore, Indrit Sefa: Unë detyrën e kam marrë në dhjetor dhe në atë moment kam bërë dhe kërkesën.

Pyetje: Çfarë po përmbajnë këto akte? Mund të na e sqaroni, vula?

Sekretari për Çështjet Ligjore, Indrit Sefa: Po sigurisht, vula dhe shumë të tjera. Janë 60 në total.

Ç’u vendos më 17 korrik?

Lulzim Basha propozoi 11 ndryshime duke përfshirë zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të sekretarëve. Kryedemokrati krijoi Këshillin Koordinues të Qarkut për organizimet elektorale, zgjeroi Kryesinë, Sekretariatet dhe shtoi strukturën e përhershme të Këshillit Koordinues të Qarkut. Në zgjerimin e Kryesisë është përfshirë edhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikes. Në këtë kryesi është ruajtur edhe respektimi gjinor, ku jo më pak se 30 % e anëtarësisë të jetë grua. Mesin e javës që vjen, pritet që Gjykata e Tiranës të njohë dhe ndryshimet e bëra në Kuvendin e mbledhur nga ish-kryeministri Sali Berisha, më 11 dhjetor të vitit 2021.

(F.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike gjykata e tiranes kuvendi i pd gjykata e tiranes kuvendi i pd

Sondazh

Poll