Aktualitet

‘Kurseni…ju, jo unë!’/ Rama hap ‘qesen’ e PS, paguan për propagandën në Facebook (FOTOJA)

18 Mars 2022, 15:58 Nga DOSJA
‘Kurseni…ju, jo unë!’/ Rama hap ‘qesen’ e

TIRANË– Fjala “kursim” është kthyer në një nga më të përdorurat nga kryeministri Edi Rama. Kursim për dritat, ujin, naftën, ushqimet…se jemi në luftë. Ne, jo Rama! Ky i fundit është i shqetësuar shumë se nuk po përcjell mesazhin që do të përcjellë, ndaj i është rikthyer fort sponsorizimeve të Facebook.

Në postimet që ai bën për pikat e Paketës së Rezistencës Sociale, hedh para për t’ju dalë sa më shumë personave që nuk e ndjekin në rrjetet e tij sociale. Siç duket edhe nga fotoja e siguruar nga Dosja.al, sponsorizimi është paguar nga Partia Socialiste, por nuk dihet se sa është shuma.  

Mesa duket vetëm qytetarët duhet që të shtrëngojnë xhepat, ndërsa Rama për propagandën e tij mund të bëj çfarë të dojë. Për më tepër që e ka me ngut, pasi nesër sërish poshtë zyrës së tij në Kryeministri do të ketë një protestë të paralajmëruar për plotësimin e kërkesave të tyre. Tubimi do të nisë në orën 11:00, por nuk dihet se kur do të përfundojë për shkak se nesër qytetarët do të dalin me një listë kërkesash për Ramën, të cilat mbetet për t’u parë sesa do të plotësohen.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama partia socialiste proteste kunder rritjes se cmimeve edi rama partia socialiste proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll