Aktualitet

I riu në karrocë me rrota proteston në Durrës: Ministrja e Ramës, idiote! Të jetojë me 140€

18 Mars 2022, 17:45 Nga DOSJA
I riu në karrocë me rrota proteston në Durrës: Ministrja e

DURRËS– Qytetarët në Durrës, kanë protestuar sot kundër rritjes së çmimeve. Një i ri, ka komentuar deklaratën e djeshme të ministres së Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, e cila u shpreh se një shqiptar që merr 140 euro, nuk quhet i vërfër.

“Meqë i dalin, le ta lërë rrogën, 2-3 mijë euro a sa merr, edhe qiratë që mbledh në ato të vetat. Ta provojë a e kalon dot muajin me 140 euro, pastaj prite kur të vijë të dali këtu si ne,”-tha ai. Ndërsa një tjetër, i cili doli në protestë edhe pse në karrocë me rrota, nuk i kurseu ofendimet ndaj ministres.

“Ajo është idiote, nuk kam çfarë them, nuk ia vlen as ta komentosh,”-shtoi ai.

Prej më shumë se një javë, qytetarët nga vende të ndryshme të Shqipërisë, kanë dalë dhe protestuar kundër rritjes së çmimeve, ndërsa dhe nesër do të grumbullohen pranë godinës së Kryeministrisë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet durres proteste ne durres durres proteste ne durres

Sondazh

Poll