Aktualitet

Të shtëna me armë në Babrru, qëllohet nga një makinë në ecje, s’ka të plagosur (Njoftimi)

18 Mars 2022, 13:48 Nga DOSJA
Të shtëna me armë në Babrru, qëllohet nga një

TIRANË– Sherr në Babrru! Mësohet se këtë mesditë, disa persona janë përfshirë në një konflikt banal. Konkretisht sherri ka ndodhur mes një personi që ndodhej në makinë bashkë me një mikun e tij dhe disa të tjerëve që ishin në këmbë. Konflikti, për arsye që ende nuk dihen ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit.

Personi që drejtonte mjetin ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar drejt këmbësorëve, por nuk raportohet për asnjë person të plagosur. Policia është njoftuar nga banorë të zonës e përmes një njoftimi bën me dije se ka gjetur e sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.

Njoftimi i policisë Tiranë: Me datë 18.03.2022, në Babrru, një person ende i paidentifikuar që qarkullonte me automjet, ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë arme zjarri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes te shtena me arme ne babrru policia e tiranes te shtena me arme ne babrru

Sondazh

Poll