Aktualitet

Dhuna e Policisë në protestën e Lezhës, nis hetimi ndaj uniformave blu

18 Mars 2022, 15:29 Nga DOSJA
Dhuna e Policisë në protestën e Lezhës, nis hetimi ndaj

TIRANË- Prokuroria e Lezhës ka nisur një hetim në lidhje me veprimet e Policisë gjatë protestave të fundit, ku ka pasur denoncime për dhunë të ushtruar ndaj qytetarëve që tubuan kundër rritjes së çmimeve. Hetimi ka nisur pas denoncimit të deputetit të Lëvzjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili doli në një konferencë për shtyp. Në letrën drejtuar kryeprokurorit, Olsian Çela, Vasili shkruante se Policia e Shtetit ka shkelur ligjin dhe ka diskriminuar qytetarët gjatë protestave.

“Siç është bërë publike në median vizive, elektronike, televizion të gjithë jemi bërë dëshmitarë këto ditët e fundit, Shqipëria është përfshirë nga një valë protestash masive ku qytetarë, bujq, fermerë, student, aktivistë të shoqërisë civile, familjarë, akademikë protestojnë kundër rritjes së çmimeve, keqqeverisjes, shpërdorimit të autoritetit publik (…) Ashtu si media e ka transmetuar të gjithë jemi bërë dëshmitarë se si punonjës të caktuar dhe drejtues të policisë së shtetit, kanë urdhëruar e vepruar me forcë dhe në mënyrë shproporcionale ndaj qytetarëve, grave, fëmijëve duke kryer trajtime fizike publikisht deri në nivelin e torturës apo duke i keqtrajtuar ato gjatë shoqërimit,”– thuhet në letrën e Vasilit drejtuar Prokurorisë. 

Ndërkohë që dje ka marrë përgjigjen se hetimi ka nisur, ndërsa shkresa është firmosur nga drejtori i Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë, Kostaq Beluri.

“Ju dërgojmë për kompetencë vlerësimi dhe zgjidhje ligjore kallëzimin penal të mësipërm. Bashkëlidhur një CD me pamje filmike,”-thuhet në shkresë.

Në protestat e zhvilluara gjatë ditëve të fundit në vendin tonë, Policia ka dhunuar dhe ka tentuar që të largojë protestuesit e mbledhur në sheshe kundër rritjes së çmimeve dhe krizës ekonomike. Disa dhjetra qytetarë janë shoqëruar dhe prangosur, ndërsa nga pala tjetër nuk ka pasur asnjë akt dhune, as ndaj uniformave blu dhe as ndaj efektivëve të Policisë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste kunder rritjes se cmimeve proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll