Aktualitet

‘Faraoni me skllevërit’/ Nesër protestë poshtë zyrës së Ramës, Lapaj: S’kërkojmë lëmoshë

18 Mars 2022, 15:47 Nga DOSJA
‘Faraoni me skllevërit’/ Nesër protestë poshtë

TIRANË– Avokati Adriatik Lapaj ka shpërndarë posterin e protestës që është paralajmëruar nesër para Kryeministrisë. Me anë të një postmi në rrjetin e tij social, Lapaj shkruan se edhe pse është paralajmëruar protestë, sërish qytetarët janë në pritje të paketës së deklaruar nga kryeministri Rama, duke rendituar edhe ndërhyrjen në çmimin e naftës dhe së shpejti në atë të ushqimeve, si fitore të protestës. Ndër të tjera, ai shton se protesta ka arritur shumë, por jo mjaftueshëm, ndërsa vë theksin se tubimi ka vendosur një standard të ri qytetar. Në poster, gjithashtu vihet re fakti që si ilustrim është vendosur një faraon dhe skllevërit që mbajnë në shpinë gjithë abuzimet, ndërsa si moto përdoret termi: Marshojmë drejt Kryeministrisë!

“TË SHTUNËN NË 11.00 NGA SHESHI “SKËNDERBEJ”. Qeveria me vendim ka lënë disa ditë pushim. Duket qartë tentativa për të zbrazur Tiranën… Gjithësesi, jemi në pritje të paketës së deklaruar dhe i bëjmë thirrje të reflektoj dhe kërkesat e tjera. Ky është një hall që nuk i iket me procedurë. Nuk i iket sepse kërkesat lidhen me jetën e përditëshme të qytetarëve. Thanë se “nuk kishin punë me çmimin e naftës”, por pas vendosmërisë qytetare ngritën një bord për çmimin dhe nisën uljen e tij; Thanë se “ishte krizë botërore e nuk kishin çfarë të bënin”, por pas reagimit qytetar nxorën paketën e rezistencës; Thanë se “nuk kishin punë me çmimet e ushqimeve të shportës”, por pasi qytetarë qëndruan me ditë morën angazhimin për ngritjen e një bordi dhe stabilizimin e çmimeve të shportës duke i shpallur luftë abuzimit. Protesta ka arritur shumë, por jo mjaftueshëm. Askush nuk po kërkon lëmosh. Po vendosim një standard të ri qytetar dhe qeveria duhet të bëj më shumë, pra të dëgjojë më shumë,“-shkruan avokati.

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta 19 mars 2022 proteste kunder rritjes se cmimeve protesta 19 mars 2022 proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll