Aktualitet

EMRAT/ Lojëra fati në lokal, arrestohen dy persona në Elbasan

18 Mars 2022, 15:43 Nga DOSJA
EMRAT/ Lojëra fati në lokal, arrestohen dy persona në Elbasan

ELBASAN– Gentian Popa, 45 vjeç, banues në Elbasan dhe Ogert Çelikja 27 vjeç, banues në Elbasan janë vënë në pranga pasi akuzohen për aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Në një njoftim zyrtar, bëhet me dije se gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit Gentian Popës, u gjetën dhe u sekuestruan 3 aparate celulare që përdoreshin për vënien e basteve sportive online. Të dy akuzohen për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” kryer në bashkëpunim, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Njoftimi i policisë Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Celulari”, për goditjen e veprimtarisë në fushën e lojërave të fatit. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Elbasan. Vihet në pranga 1 shtetas që kishte vënë në dispozicion ambientet e lokalit të tij, për organizimin e lojërave të fatit. Në pranga edhe 1 shtetas tjetër, që u kap duke vënë baste spotive nëpërmjet celularit, në ambientet e lokalit.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Celulari”. Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: 

-G. P., 45 vjeç, banues në Elbasan, pronari i lokalit ku zhvillohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit;

-O. Ç., 27 vjeç, banues në Elbasan, klient në lokalin e shtetasit G. P.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit G. P., u gjetën dhe u sekuestruan 3 aparate celulare që përdoreshin për vënien e basteve sportive online. Gjatë shoqërimit, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.  Materialet u rereferuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” kryer në bashkëpunim, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gentian popa ogert çelikja policia e elbasanit gentian popa ogert çelikja policia e elbasanit

Sondazh

Poll