Aktualitet

Përdhunimi i 15-vjeçares, dosja e 5 të akuzuarve kalon për gjykim

18 Mars 2022, 15:29 Nga DOSJA
Përdhunimi i 15-vjeçares, dosja e 5 të akuzuarve kalon për

LEZHË– Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe personi i mituri me inicialet A. Gj.,që u vunë në pranga në maj të vitit 2021 për përdhunimin e një 15-vjeçares kanë kaluar për gjykim. Mësohet se hetimet janë mbyllur dhe vendimi për ta kaluar në gjykim është marrë nga gjyqtari Artan Hajredinaj. Të pestë akuzohen për veprën penale ‘Kryerja e marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur’.

Si ndodhi ngjarja?

Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe një tjetër u vunë në pranga në prill të vitit 2021 pasi u akuzuan për përdhunimin e një 15-vjeçareje. E mitura rezulton të jetë ngacmuar fillimisht nga 32-vjeçari Artan Kaçorri, i cili ishte edhe i martuar. Duke e joshur me dhurata, Kaçorri i kishte blerë telefon e lule dhe më pas e kishte filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale. Me pamjet, i bënte shantazh 15-vjeçares dhe e detyroi të kryente marrëdhënie me katër të tjerët.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet perdhunimi i 15 vjecares perdhunimi i 15 vjecares

Sondazh

Poll