Aktualitet

“U bashkuat me Ramën”, Këlliçi-Tabakut: Kundër për të dy, kujt i shërben raporti gjysmak

18 Mars 2022, 15:11 Nga DOSJA
“U bashkuat me Ramën”, Këlliçi-Tabakut: Kundër

TIRANË– Deputeti Belind Këlliçi i është përgjigjur nënkryetares së Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cila e akuzoi se kishte bashkuar votën me kryeministrin Ed Rama në seancën e kalimit të raportit për inceneratorit dhe nuk kishte votuar atë të PD. Në një reagim në Facebook, Këlliçi shkruan se ai ka votuar kundër për të dy raportet, ndërsa reagimin e Tabakut e konsideron dashakeqës. Ai shkruan se Tabaku e cila ka qenë edhe Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët u kishte servivur një raport gjysmak që nuk i shërbente askujt.

Reagimi i Belind Këlliçit:

Sapo jam njohur me deklaratën e koleges Jorida Tabaku mbi votën kundër të disa deputetëve demokratë për raportin e Komisionit Hetimor të Çështjes së Inceneratorëve. Ndjehem i keqardhur për qëndrimin e saj dhe e konsideroj dezinformim dhe dashakeqësi kundrejt qytetarëve dhe kolegëve opozitarë. Javën e shkuar gjatë seancës plenare, na u servir një raport i cunguar, i mangët dhe i padakordësuar me anëtarët e tjerë të komisionit, ku bëj pjesë edhe unë. Kryetarja kishte detyrimin të informonte kolegët e komisionit në fjalë, përpara se raporti të hidhej në votë. Minimumi, anëtarëve të këtij komisioni i duhej marrë një mendim mbi raportin final. Për çështjen e inceneratorëve kam bërë publike dokumente autentikë, të cilët nuk u përfshinë fare në raportin e Zj. Tabaku. Vetëm një herë kur m’u kërkua dokumenti me nënshkrimin e Erion Veliajt, unë e vendosa menjëherë në dispozicion të komisionit. Personalisht nuk kam marrë në dorëzim asnjë raport për ta lexuar përpara se të shprehem me votë. Nuk kam marrë kurrë asnjë informacion apo kërkesë për të depozituar pranë Komisionit Hetimor dokumentet dhe materialet të cilat i bëra publike gjatë punimeve të Komisionit.

Prandaj, sqaroj: Kam votuar njëlloj kundër si për raportin e opozitës dhe për raportin e mazhorancës, sepse i konsideroj NUL të dy këto raporte.Raporti i mazhorancës socialiste është një mohim në grup i gjithçkaje që është faktuar për aferën e inceneratorëve, ndërsa në raportin e opozitës në komision janë përzgjedhur e përfshirë vetëm ato materiale për të cilat dikush ka gjykuar se duhet të përfshihen. Si njëri dhe tjetri raport janë jotransparentë, prandaj unë do të votoj KUNDËR sa herë që kolegë majtas apo djathtas do të bëjnë shfaqje hipokrizie si kjo e fundit. Nga facebook po i drejtoj një pyetje koleges Tabaku, meqënëse në bunker duhet vizë për të hyrë dhe ende sot deputetët kritikë ndaj ish Kryetarit nuk lejohen të futen brenda. Kujt i shërben raporti juaj gjysmak? Unë personalisht mendoj se Jorida Tabaku NUK i shërben dhe nuk i bashkon votat me Edi Ramën. Mirëpo di që ajo i shërben Bashës, dhe ai dihet tashmë mjaft mirë se kujt i shërben. Së fundmi, dua të shfrytëzoj edhe njëherë këtë hapësirë komunikimi për t’i bërë thirrje SPAK-ut dhe të gjitha organeve të drejtësisë të marrin ne dorë këtë aferë që rëndon mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që drejtësia të shprehet! PS: Sa për merakun e transparencës dhe informimit të partnerëve tanë, në takimin me ish eurodeputetin Brok nuk e preka temën e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, pasi vizita e tij nuk kishte fare të bënte me këtë çështje dhe cilido që pretendon ndryshe, gënjen opinionin publik. Sa për partnerët e tjerë, përfshirë dhe ata amerikanë, pa merak se janë të gjithë të qartë dhe të informuar mbi realitetin!

LEXO EDHE KËTË:

S’i votuan raportin për iceneratorët, Tabaku: Keqardhje, demokratët u bashkuan me Ramën

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike belind kelliçi jorida tabaku belind kelliçi jorida tabaku

Sondazh

Poll