Aktualitet

Shullazi mbetet në ’41-bis’, avokati: Ai nuk doli nga regjimi, do e rishikojmë vendimin

18 Mars 2022, 10:38 Nga DOSJA
Shullazi mbetet në ’41-bis’, avokati: Ai nuk doli nga regjimi,

TIRANË– Avokati mbrojtjës i Emiljano Shullazit ka bërë të ditur se do të rishikojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pas zbardhjes së vendimit ndaj Shullazit që e quajti të antikushtetues, izolimin e tij në regjimin e posaçëm, avokati Vladimir Meçi pritet që të kërkoj rishikim të këtij vendimi. Ai deklaroi se GJK nuk ka dhenë një zgjidhje, por vetëm sa ka konstatuar cenimin e procesit të rregullt ligjor.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Emiljano Shullazit i është cënuar e drejta për proces të rregullt ligjor, por pavarësisht këtij vendimi Shullazi nuk del nga “41 biss”, pasi ndaj tij rëndon një tjetër vendim për izolimin e tij.

LAJMI KRYESOR: Regjimi ’41-bis’/ Kërkesa e Shullazit, GJK: Iu shkelën të drejtat por qëndron në izolim

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet emiljano shullazi emiljano shullazi

Sondazh

Poll