Aktualitet

Arrestimi i Elsa Lilës! Gazetari italian: Këngëtarja mund të tërhiqej nga organizata…

18 Mars 2022, 08:30 Nga DOSJA
Arrestimi i Elsa Lilës! Gazetari italian: Këngëtarja mund të

TIRANË– Arrestimi i Elsa Lilës shtyu nisjen e hetimeve për pjesën tjetër. Kështu deklaroi në Euronews Albania gazetari italian Lorenzo Nicolini. Ai tha se përfshirja e një personi të njohur si në Shqipëri ashtu dhe në Itali i bën hetimet më të veçanta. Nicolini specifikoi dhe akuzën që rëndon mbi Lilën. Ajo është arrestuar si pjesëtare e organizatës kriminale, me detyrën e menaxhimit të librit të kontabilitetit, ç’ka do të thotë se ajo mund të tërhiqej në çdo moment. Kjo e bën pozicionin e Elsa Lilës më të lehtësuar se pjesa tjetër e organizatës.

Ajo që nuk ka dalë ende në pah, sipas gazetarit është lidhja konkrete që ka pasur këngëtarja me trafikun e drogës, ndërsa është shumë e qartë lidhja e veçantë me kreun e organizatës.

Elsa Lila u arrestua pasi dyshohet se bën pjesë në një organizatë kriminale që merrej me shitjen e drogës. Sipas tyre, grupi përbëhet nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë ndërsa drejtues i grupit rezulton një shqiptar, i cili është i shpallur në kërkim jashtë vendit ndërsa anëtarët e tjerë kishin rolin e furnitorëve. Në krye të kësaj organizate ishin italianët Vivas Caffè dhe Antica Sapori di Acilia, Fabrizio Capogna dhe boksieri shqiptar Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, të cilët takonin klientë dhe personalitete të kalibrit të rëndësishëm kriminal. Bardhi është i ngushtë i Arben Zogut, 40 vjeç, i njohur si ultras i ekipit të Lacios. Zogu i cili njihet me emrin “Riçardino” u dënua me 20 vite burg me akuzën e përfshirjes në trafikun e drogës.

Arben Zogu bashkë me dy shqiptarë të tjerë Orial Kolaj, 30 vjeç dhe Petrit Bardhi, 39 vjeç, u arrestuan gjatë një operacioni të policisë italiane në vitin 2015. Ata ishin pjesë e grupit mafioz “Guarnera”, e përbërë nga një grup i madh qytetarësh shqiptarë, që cilësohen si “boksierët”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elsa lila lorenzo nicolini elsa lila lorenzo nicolini

Sondazh

Poll