E dashura ukrainase erdhi në Shqipëri, shqiptari: I kërkova familjes së saj të vijë këtu
TIRANË– Olena Salashnaya u largua nga Ukraina vetëm një javë para se të niste lufta. Ajo erdhi në Shqipëri pranë të dashurit të saj, Klaudio Dana me ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dekretuar me shpallje dy ligje të Kuvendit. Bëhet fjalë për ligjet: “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për Kontrollin e Dëmit nga Sistemet për Mbrojtjen Antivegjetative në Anije (anti-fouling), 2001” dhe “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për Organizatën Hidrografike Ndërkombëtare”. Sipas Metës, aderimi i Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për Kontrollin e Dëmit nga Sistemet për Mbrojtjen Antivegjetative në Anije “do të duhet të shoqërohet me masat përkatëse që synojnë reduktimin deri në eliminim të efekteve negative në mjedisin detar dhe shëndetin e njeriut, të shkaktuara nga sistemet e mbrojtjes antivegjetative për anijet (anti-fouling). Sipas tij, me bërjen pjesë të kësaj Konvente, organet publike përgjegjëse duhet jo vetëm të ndërgjegjësojnë anijet që gëzojnë të drejtën të ngrenë flamurin shqiptar, apo të operojnë nën autoritetin e vendit, për detyrimet që përmban Konventa mbi kufizimet e ndalimet e përdorimit të sistemeve të dëmshme anti-ndotje, por edhe të forcojnë kontrollet në drejtim të respektimit të rregullave, që Konventa përcakton”.
Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës 18 mars 2022:
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ka dekretuar me shpallje ligjet si më poshtë:
– Ligj nr.19/2022 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për Kontrollin e Dëmit nga Sistemet për Mbrojtjen Antivegjetative në Anije (anti-fouling), 2001”. Aderimi i Shqipërisë në këtë Konventë do të duhet të shoqërohet me masat përkatëse që synojnë reduktimin deri në eliminim të efekteve negative në mjedisin detar dhe shëndetin e njeriut, të shkaktuara nga sistemet e mbrojtjes antivegjetative për anijet (anti-fouling).
Gjithashtu, me bërjen pjesë të kësaj Konvente, organet publike përgjegjëse duhet jo vetëm të ndërgjegjësojnë anijet që gëzojnë të drejtën të ngrenë flamurin shqiptar, apo të operojnë nën autoritetin e vendit, për detyrimet që përmban Konventa mbi kufizimet e ndalimet e përdorimit të sistemeve të dëmshme anti-ndotje, por edhe të forcojnë kontrollet në drejtim të respektimit të rregullave, që Konventa përcakton.
– Ligj nr. 20/2022 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për Organizatën Hidrografike Ndërkombëtare”. Pjesëmarrja e Shqipërisë në Organizatën Ndërkombëtare të Hidrografisë (IHO), si autoritet teknik për hidrografinë dhe hartografinë detare në nivel ndërkombëtar, do të sigurojë masa shtesë për mbështetjen e sigurisë lundrimore dhe mbrojtjen e mjedisit detar.
(f.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Olena Salashnaya u largua nga Ukraina vetëm një javë para se të niste lufta. Ajo erdhi në Shqipëri pranë të dashurit të saj, Klaudio Dana me ...
TIRANË– Ish kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka deklaruar se nuk e njeh kush është Grida Duma. E ftuar në emisionin “Dekalog” në ...
TIRANË– Eksperti i Ekonomisë, Pano Soko ka ndarë me publikun zhvillimet e fundit që po ndodhin në Drejtorinë e Doganave, saktësisht në kursin e këmbi...
TIRANË– Emiljano Shullazi, ish-kreu i bandës Rrugës së Kavajës do të lërë sot ambientet e ’41 bis’ të burgut të sigurisë së lartë për tu dërguar në s...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Oranews ka në faqe të parë shoqërimin e Emiljano Shullazit në QSUT për shka...
TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, tha se një njeri në Shqipëri duhet të fitojë 130 deri 140 euro që të mos konsiderohet i varf...
TIRANË– Dita e premte sjell shira në veri të vendit. Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar deri në orët e mesditës dhe pasdites do të jetë me kthjellime...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka treguar një përballje me Lulzim Bashën duke u shkëmbyer në një prej korridoreve të parlamentit....
TIRANË- Policia në Tiranë ka kryer disa operacione blic në kryeqytet. Mësohet se uniformat blu kanë kryer disa kontrolle të befasishme për persona që lëviz...
DURRËS- Fëmija 5 vjeç është pajisur me urdhër mbrojtje ndaj nënës së tij me një afat 6 mujor, por brenda këtij afati çuditërisht gjykata vend...