Aktualitet

Po priste dru me motorsharë, rrëzohet e vdes në vend 50-vjeçari në Bulqizë

18 Mars 2022, 09:01 Nga DOSJA
Po priste dru me motorsharë, rrëzohet e vdes në vend

BULQIZË– Një 50-vjeçar me inicialet Rr. T., ka ndërruar jetë në Bulqizë pasi është rrëzuar aksidentalisht. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, një ditë më parë në vendin e quajtur “Ara e Priftit”, në malin e Bllacës. 50-vjeçari ka qenë së bashku me një tjetër person duke prerë pemë me motorsharrë. Aksidentalisht pema i ram bi kokë dhe 50-vjeçari vdiq në vend.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.03.2022, rreth orës  15.00, në vendin e quajtur “Ara e Priftit”, në malin e Bllacës, Bulqizë është aksidentuar e për pasojë ka gjetur vdekjen  e menjëhershme shtetasi Rr. T., 50 vjeç, banues në Bllacë, Bulqizë. Nga veprimet hetimore të kryera në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se ky shtetas së bashku me shtetasin E. S., duke prerë me motorsharrë një pemë të llojit ‘Ah’ gjatë rrëzimit të pemës, dyshohet se e ka goditur në pjesën e pasme të kokës e për pasojë ka gjetur vdekjen e me njëhershme.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bulqize policia e bulqizes bulqize policia e bulqizes

Sondazh

Poll