Sport

Shehi: “Tirana i frikësohet vetëm vetes, Dinamo do vlerësim për cilësitë që ka”…

18 Mars 2022, 11:16 Nga DOSJA
Shehi: “Tirana i frikësohet vetëm vetes, Dinamo do vlerësim

TIRANETrajneri i bardhebluve të Tiranës, Orges Shehi, në prag të derbit “të vogël” të kryeqytetit me Dinamon, foli për mediat në një konference shtypi, ku fillimisht u pyet për diferencën e madhe të krijuar me Laçin.

Diferenca me Laçin? “Është e vërtetë që kemi 10 pikë më shumë, por janë shumë ndeshje e pikë në lojë. Do fokusohemi te vazhdimësia dhe nuk duhet të mendojmë se çfarë distance kemi. Normalisht më pas bëhen edhe llogaritë. Kemi edhe 11 pengesa, e para nesër”.

Ndryshimi i pankinës blu? “Ndryshimi i trajnerëve të krijon pak konfuzion. Kur është një trajner që ka kohë e ke një panoramën më të qartë. Shpesh ndikon për mirë ndryshimi i trajnerit në aspektin e motivimit”.

Kundërshtari i radhës? “Kemi bërë një kampionat të mirë, përballë të gjithë kundërshtarëve. Të gjitha ndeshjet derbi kemi luajtur mirë. Do futemi me synimin për të fituar. Dinamo ka lojtarë cilësorë dhe ndeshjet ndryshojnë nga njëra-tjetra. Dinamo do vlerësim për cilësitë që ka. Për ne është pengesa e parë për të shkuar aty ku duam”.

Ndeshjet jashtë radhazi? “Kështu është kalendari. Me mbylljen e “Air Albania” ne thuajse çdo ndeshje do ta luajmë jashtë. Përqendrimi ynë është te ndeshja kundër Dinamos”.

Ecuria dhe objektivi?“Janë 11 javë, 33 pikë në lojë. I frikësohemi vetes. Kampionatin e kemi me veten më shumë se me rivalët. Duhet të vazhdojmë për të arritur objektivin, që jemi afër, që të bëjmë krenarë tifozët dhe të gjithë pjesëtarët e klubit dhe skuadrës.” 

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bluve të dinamos orges shehi trajneri i bardhebluve skuadra e dinamos dhe egnatia e rrogozhinës trajneri orges shehi bluve të dinamos orges shehi trajneri i bardhebluve skuadra e dinamos dhe egnatia e rrogozhinës trajneri orges shehi

Sondazh

Poll