Sport

Mijatovic kundër masave ndaj sportistëve rusë: “Sporti duhet të mbetet jashtë çdo gjëje”…

16 Mars 2022, 05:58 Nga DOSJA

SPANJE – Konflikti në Ukrainë ka pasur pasoja edhe në botën e sportit, ku sportistët dhe klubet ruse janë përjashtuar nga garat europiane dhe botërore.

Ky vendim nuk i ka pëlqyer Predrag Mijatovic, një ish-sulmues malazez, i cili përjetoi një situatë të ngjashme gjatë luftës ballkanike. Intervistuar nga “beIN SPORTS”, ish-futbollisti i Real Madridi ka shprehur mendimin e tij për këtë:

“Këto ditë kam menduar shumë për vitet ’90, kur bombat ranë në shumë qytete të Malit të Zi. Një gjë nuk e kuptoj edhe tani, pasi nuk e kuptova edhe shumë vite më parë: Pse sportistët duhet të marrin sanksione? Një sportist nuk mund të konkurrojë sepse një politikan mori një vendim të gabuar?

Në vitin 1992 për shkak të konfliktit në vendin tim, ne nuk mund të konkurronim në Kampionatin Europian. Shkuam në Suedi dhe na hodhën si të ishim mbeturina. Unë nuk mund të shkoja as në hotel për të vizituar miqtë e mi. Sporti duhet të qëndrojë jashtë çdo gjëje.”

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bjellorusia perkrah rusine ish-sulmues malazez predrag mijatovic rusia inskenon pushtimin e ukraines rusia vendos tanket ne kufirin ukrainas bjellorusia perkrah rusine ish-sulmues malazez predrag mijatovic rusia inskenon pushtimin e ukraines rusia vendos tanket ne kufirin ukrainas

Sondazh

Poll