Sport

Një ukrainase në futbollin italian, presidenti Pavelko: “Faleminderit FIGC për ndihmën…!”

16 Mars 2022, 05:27 Nga DOSJA

ITALI – Arbitrja ukrainase Kateryna Monzul do të mund të vazhdojë të gjykojë në Itali, pasi u largua nga vendi i saj për shkak të luftës kundër Rusisë. Në faqen zyrtare të FIGC gjenden fjalët falënderuese të Andriy Pavelko, president i Federatës së Futbollit të Ukrainës:

“Jam i prekur nga niveli i asistencës që miqtë tanë italianë të FIGC, që po tregojnë në momente kaq të vështira. Për Ukrainën është jashtëzakonisht e rëndësishme, që futbolli i tyre të mund të përparojë në një farë mënyre edhe në rrethana dramatike. 

Kateryna është një gjyqtare e jashtëzakonshme që e meriton plotësisht këtë mundësi. Jam i sigurt se do të ofrojë një paraqitje të shkëlqyer në futbollin italian. Faleminderit presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin dhe presidentit të FIGC, Gabriele Gravina, për mbështetjen e tyre të paçmuar”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport evakuimi i ukrainasve gjyqtarja ukrainase në kryeqytetin ukrainas të kievit evakuimi i ukrainasve gjyqtarja ukrainase në kryeqytetin ukrainas të kievit

Sondazh

Poll