Sport

Eriksen rikthehet në kombëtare: thirret për miqësoret ndaj Holandës dhe Serbisë

15 Mars 2022, 11:49 Nga DOSJA

DANIMARKE – Një hap tjetër drejt normalitetit: Christian Eriksen do të rikthehet për të veshur ngjyrat e kombëtares daneze për herë të pare, që nga 12 qershori 2021, kur një arrest kardiak e goditi gjatë ndeshjes së “Euro 2020” kundër Finlandës, duke i shkaktuar frikë për jetën dhe karrierën e tij.

Ish-mesfushori i Interit, që tani po luan në Premier League me Brentford, është thirrur nga trajneri Kasper Hjulmand për miqësoret e planifikuara për 26 dhe 29 mars kundër Holandës dhe Serbisë .

Eriksen, i cili duhej të largohej nga Seria A për shkak të rregullores që e pengonte atë të luante me çdo lloj stimuluesi kardiak, u rikthye për herë të parë në fushë më 26 shkurt, në ndeshjen mes Brentford dhe Newcastle.

FIFA ka sqaruar javët e fundit se për danezin nuk ka kufij për mundësinë e aktivizimit në ndeshje ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të Kupës së Botës 2022.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport christian eriksen është rikthyer në fushë danezit christian eriksen gjatë euros mesfushori danez christian eriksen christian eriksen është rikthyer në fushë danezit christian eriksen gjatë euros mesfushori danez christian eriksen

Sondazh

Poll