Sport

Përcaktohet edhe “ekipi i ri” i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit…

15 Mars 2022, 11:31 Nga DOSJA

TIRANE Përfundoi Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit. Pas rizgjedhjes së Armand Duka në postin e presidentit, 43 delegatët pjesëmarrë në këtë asamble votuan për zgjedhjen e Komitetit Ekzekutiv të organit drejtues të futbollit shqiptar.

Në përfundim të këtij procesi dhe numërimit të votave, kryetari i Komisionit të verifikimeve të Mandateve, Koço Kokëdhima, deklaroi se një fletë votimi ishte e pavlefshme, ndërkohë që shpalli edhe emrat e 10 fituesve që do të përbëjnë Komitetin e ri Ekzekutiv të FSHF-së.

Sipas votave të grumbulluara, ata janë: Abdyl Kuriu (38 vota), Anila Basha (35 vota), Arben Dervishaj (39 vota), Bardhyl Jera (35 vota), Envi Hicka (30 vota), Ervin Canolli (37 vota), Gjergji Petro (34 vota), Lutfi Nuriu (39 vota), Pano Xhixho (36 vota) dhe Ylli Çekiçi (34 vota).

Këtu u mbyllën edhe punimet e Asamblesë Zgjedhore të Federates Shqiptare të Futbollit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport asambleja e federates asambleja e jashtezakonshme asambleja e jashtezakonshme e fshf asambleja e federates asambleja e jashtezakonshme asambleja e jashtezakonshme e fshf

Sondazh

Poll