Sport

Armand Duka rizgjidhet president i Federatës Shqiptare të Futbollit

15 Mars 2022, 10:02 Nga DOSJA
Armand Duka rizgjidhet president i Federatës Shqiptare të Futbollit

TIRANE Armand Duka do të jetë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, me një mandate të vlefshëm edhe për katër vitet e ardhshëm.

Në Asamblenë Zgjedhore të FSHF-së, të mbajtura sot në “Shtëpinë e Futbollit”, pas votimit të 43 anëtarëve të pranishëm në këtë asamble, Armand Duka rizgjidhet president i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ai grumbulloi 37 vota kundrejt 4 të fituara nga Sulejman Starova. Kandidati Dritan Shakohoxha që nuk ishte në salle nuk mori asnjë voto. Dy fletë votimi ishin të pavlefshme.

Armand Duka, zgjidhet për herë të gjashtë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, qysh kur është zgjedhur për herë të parë në vitin 2002.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll