Sport

Mohuan penallti, merret vendimi mbi arbitrat e Torino-Inter! E zbulon gazeta italiane

14 Mars 2022, 15:41 Nga DOSJA
Mohuan penallti, merret vendimi mbi arbitrat e Torino-Inter! E zbulon gazeta

ITALI- Pas penalltisë së bujshme që iu mohua Torinos ndaj Interit, vijnë telashet për dy arbirat Marco Guida dhe Davide Massa. Sipas La Gazzetta dello Sport, pritet një dënim prej të paktën tre ose katër ndeshjesh për kryesorin dhe arbitrin që ndodhej në VAR.

Kryetari i arbitrave Gianluca Rocchi duhet të ndalojë të dy me rreth një muaj pezullim, njëri sepse nuk sanksionoi faullin në zonë kur Ranocchia goditi këmbën e Belottit kurse arbitri tjetër për gabimin që nuk thërriti arbitrin kryesor dhe kolegun e tij në terren për të rishikuar episodin në monitor dhe të ngadalësuar. Një gabim i rëndë, për të cilin duket se pritet një “dënim” po aq i rëndë.

Megjithatë, me një lloj paradoksi të vogël. Davide Massa në fakt pas dy ditësh do të jetë në fushë për të drejtuar ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Lille dhe Chelsea. Një përcaktim i bërë nga UEFA në atë kohë dhe që nuk do të shqyrtohet në dritën e asaj që ndodhi në Torino-Inter.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport davide massa inter marco guida torino davide massa inter marco guida torino

Sondazh

Poll