Sport

Prapaskenat e shkarkimit nga Barça, Koeman kujton; Ishim në avion, lojtarët ishin ulur…

14 Mars 2022, 15:28 Nga DOSJA
Prapaskenat e shkarkimit nga Barça, Koeman kujton; Ishim në avion,

SPANJË– Ronald Koeman sulmon sërish Joan Laportan, këtë herë për modalitetim e shkarkimit. Holandezi u shkarkua nga posti i tij në tetor pasi pësoi tre humbje në katër ndeshjet e tij të fundit si trajner i Barcelonës. Shkarkimi i tij ishte në ajër prej javësh për shkak të një fillimi jashtëzakonisht zhgënjyes të sezonit, në La Liga dhe në Champions League. Fatale, megjithatë, për 58-vjeçarin ishte ndeshja e humbur ndaj Rayo Vallecanos me shifrat 1-0.

Por si u shkarkua holandezi? Për ta thënë është vetë Koeman, i cili foli për programin televiziv Hoge Bomen. Ish-katalanasi ka shpjeguar se është shkarkuar në aeroplan teksa po ktheheshin nga ndeshja. Një modalitet që e lëndoi shumë sepse ishin të pranishëm të gjithë lojtarët: “Mënyra se si më shkarkoi Laporta? Një gjë që më lëndoi ishte se lojtarët ishin ulur pas nesh në aeroplan, ndërsa unë duhej të ulesha pranë tij. Ai gjithmonë bërtet, unë jam një legjendë e klubit. Provoje atëherë dhe unë do të veproj ndryshe!”.

Laporta ka thënë gjithmonë se holandezi është dhe do të mbetet një legjendë e klubit, por gjithsesi 58-vjeçari nuk i ka pëlqyer sjellja e drejtuesve katalanas. Koeman zhvilloi 264 paraqitje për Barçën, duke shënuar 88 gola dhe duke fituar katër tituj të La Liga-s gjatë kohës së tij si lojtar. Si trajner, megjithatë, ai drejtoi Barcelonën në 67 ndeshje, me një përqindje fitoresh prej 58%.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona koeman laporta barcelona koeman laporta

Sondazh

Poll