Sport

Ndryshimet në PSG nuk do të ndikojnë te presidenca e sheikut Al Khelaifi…

14 Mars 2022, 11:30 Nga DOSJA
Ndryshimet në PSG nuk do të ndikojnë te presidenca e sheikut Al

FRANCE Është ende e vështirë të matet dëmi i shkaktuar PSG-së nga eliminimi i skuadrës nga Champions League nga Real Madridi. Ajo që “MARCA” ka mundur të konfirmojë, është se ndryshimet që po vijnë nuk kanë të bëjnë me Nasser al Khelaifi, presidentin e klubit.

Al Khelaifi, i cili ka mbetur në Francë që nga kthimi prej Madridit, do të jetë sërish në krye të ndryshimeve të ardhshme sportive.

Klubi duhet ende të sqarojë modelin e tij të ardhshëm sportive, por dihet mirë se e ardhmja e Leonardos si drejtor sportiv dhe Pochettino në pankinë janë në ajër më shumë se kurrë.

Disa nga vendimet e fundit të drejtorit sportiv janë vënë në pikëpyetje nga Parisi. Sa i përket Pochettinos, asnjëra nga dy palët, nuk e ka shumë të qartë, nëse duan të vazhdojnë së bashku. Trajneri ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, por klubi mund ta ndërpresë marrëdhënien për vitin e mbetur.

Megjithatë, Al Khelaifi vazhdon të jetë një njeri i fortë edhe në shtetin e Katarit, deri në atë pikë sa u emërua ministër pa portofol, për të marrë përgjegjësi të ndryshme që i janë caktuar nga sheiku Tamim bin Hamad Al Zani.

Sa i përket skuadrës, klubi është ende në pritje të vendimit të Kylian Mbappé. Lojtari nuk ka asnjë detyrim të komunikojë me klubin, pasi është në vitin e fundit të kontratës së tij. Por duke pasur parasysh marrëdhënien shumë të veçantë me vetë Al Khelaifin, çdo lëvizje do të komunikohet, duke qenë se klubi do të dijë nëse lojtari zyrtarisht nuk do ta rinovojë kontratën e tij.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport drejtori i psg leonardo kylian mbappe si lojtar i real madridit nasser al-khelaifi per te interesohet real madridi presidenti al khelaifi trajneri mauricio pochettino drejtori i psg leonardo kylian mbappe si lojtar i real madridit nasser al-khelaifi per te interesohet real madridi presidenti al khelaifi trajneri mauricio pochettino

Sondazh

Poll