Sport

Inter Miami ‘kërkon’ gola nga Higuain, argjentinasi në qendër të kritikave…

14 Mars 2022, 06:36 Nga DOSJA
Inter Miami ‘kërkon’ gola nga Higuain, argjentinasi në

SHBA – Sezoni i Inter Miamit duket se nuk do të rritet. Skuadra ka dy humbje dhe një barazim në ndeshjet e para të MLS-së dhe tani në qendër të kritikave është vënë Gonzalo Higuaín, për shkak të nivelit të tij të ulët.

Sulmuesi argjentinas mbërriti me bujë të madhe te Inter Miami, falë miqësisë së tij me David Beckham, por shifrat e tij nuk kanë qenë më të mirat që nga ardhja e tij, me vetëm 13 gola në 42 ndeshje dhe 9 asistime që nga viti 2020.

Këtë sezon ai ka pasur vetëm një asistim dhe asnjë gol, diçka që tashmë ka filluar të rëndojë te skuadra, sidomos te trajneri Phil Neville, i cili thekson se ata kanë nevojë që argjentinasi të jetë njeriu gol i skuadrës.

“Që ne të jemi të suksesshëm, ai duhet të performojë tani për këtë ekip. Kjo është sfida, por roli i tij nuk ka ndryshuar. Ai është finalisti ynë më i mirë. Është ai nga i cili kërkojmë më shumë gola. Është ai nga i cili kërkojmë më shumë asistime. Periudha e ambientimit të tij ka mbaruar,”- deklaron trajneri anglez.

Neville gjithashtu theksoi, se lojtarët e tij më me përvojë, si De Andre Yedlin, Damion Lowe, Jean Mota dhe Gregore, duhet të angazhohen më tepër. “Unë prisja më shumë cilësi për sa i përket dominimit. Lojtarë tanë më të vjetër dhe ata duhet të rriten. Shpresoj që të kemi cilësi më të mire në lojë, sepse kjo është ajo që kemi në fushë.”

Pavarësisht se ka mbështetjen e bordit dhe shokëve të tij të skuadrës, Higuaín është një nga lojtarët kryesorë te Inter Miami, por që nuk ka shënuar që nga 28 tetori 2021 ndaj Atlanta United.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport anglezit david beckham demtohet higuain ditelindja e david beckham gonzalo higuain ish-trajneri i inter miamit trajneri phil neville anglezit david beckham demtohet higuain ditelindja e david beckham gonzalo higuain ish-trajneri i inter miamit trajneri phil neville

Sondazh

Poll