Sport

Arteta: “Ne e kemi ngritur stekën. Champions League? Historia jonë e kërkon këtë…”

14 Mars 2022, 06:51 Nga DOSJA
Arteta: “Ne e kemi ngritur stekën. Champions League? Historia

ANGLI – Në mikrofonat e “BBC Sport” në ndeshjen pas ndeshjes Arsenal-Leicester (2-0), trajneri spanjoll i “Topçinjve”, Mikel Arteta, analizoi ecurinë e skuadrës:

“Kolektivisht, ne e ngritëm stekën në krahasim me ndeshjen me Watford, ishte e nevojshme ta bënim për të mundur Leicesterin. Mendoj se performanca ishte e duhura për ta merituar fitoren. Kishte gjithashtu disa teste individuale vërtet të shkëlqyera, ndër e cila sigurisht spikati Odegaard. Ai bëhet me të vërtetë një kërcënim kur është në kuadrat me topa joaktivë, ai di të godasë mirë edhe nëse nuk ka qenë shumë produktiv që kur është me ne. Por do të arrijë atje, sot ai mund të kishte shënuar edhe dy gola të tjerë”.

Për pozicionin e Champions League? “Duhet të arrijmë atje, historia jonë e kërkon, por ne nuk jemi ende atje, kemi ende shumë ndeshje për të luajtur. Do të duhet të fillojmë të mërkurën dhe të përpiqemi të fitojmë”.

Për progresin e bërë nga skuadra gjatë sezonit? “Së pari, falë klubit dhe njerëzve të jashtëzakonshëm që besojnë në punën tonë, ne jemi shumë të sintonizuar. Duhet të punosh dhe të besosh në atë që bën dhe të transformohesh, për të arritur paraqitje të mira në rezultate, diçka që në futboll nuk merret gjithmonë si e mirëqenë. Në dy muajt e fundit ne kemi qenë shumë konkret në këtë”.

Për pritjet e Ramsdale? “Një ekip ka nevojë që portieri të jetë vendimtar në momente kritike, në ndeshje të rëndësishme si sot, dhe Ramsdale e bëri këtë në një moment vendimtar të lojës.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “topçinjtë” e arsenalit arsenali është gati të investojë 58 milionë paund arsenali i mikel artetas trajneri i tij mikel arteta “topçinjtë” e arsenalit arsenali është gati të investojë 58 milionë paund arsenali i mikel artetas trajneri i tij mikel arteta

Sondazh

Poll