Sport

Tifozët e PSG-së fyerje për lojtarët dhe drejtuesit e klubit, në muret e “Camp des Loges”

14 Mars 2022, 10:51 Nga DOSJA

FRANCE – Gjatë natës, nga e diela deri të hënën, në muret e qendrës stërvitore të PSG-së në “Camp des Loges” janë mbushur me parrulla.

Këto mbishkrime fyese iu drejtoheshin lojtarëve, drejtuesve të klubit, në një gjatësi të shtrirë në gati 40 metra. Ekipet e pastrimit të lagjes së Saint-Germain-en-Laye, kanë nisur nga puna për t’i pastruar ato.

Kjo ngjarje zemërate ndodh një ditë, pas ndeshjes PSG-Bordeaux (3-0), ndërkohë që gjatë saj në “Parc de Princes”, kryesisht tifozët ultras, fishkëllenin pa pushim lojtarët, me përjashtim të Mbappe.

Ata gjithashtu kërkonin edhe dorëheqjen e drejtuesve të klubit, ndërkohë që përflitet se aksione të tjera të ultrasve priten në javët në vijim.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport duke folur keq për psg-në kërkonin edhe dorëheqjen e drejtuesve të klubit qendrës stërvitore të psg tifozët e psg janë kundër afrimeve të messit duke folur keq për psg-në kërkonin edhe dorëheqjen e drejtuesve të klubit qendrës stërvitore të psg tifozët e psg janë kundër afrimeve të messit

Sondazh

Poll