Sport

VIDEO/ Dhunë pas një ndeshje kupe në Rabat! 160 të arrestuar dhe mbi 100 të plagosur…

14 Mars 2022, 10:21 Nga DOSJA
VIDEO/ Dhunë pas një ndeshje kupe në Rabat! 160 të arrestuar

MAROK – Rreth 160 persona, duke përfshirë 90 të mitur, u arrestuan të dielën pas dhunës mes tifozëve, që la dhjetëra të plagosur gjatë një ndeshje kupe në Rabat, tha policia marokene.

Tifozët e inkriminuar “u arrestuan për përfshirje të dyshuar në akte dhune, për mbajtje thikash, dehje, gjuajtje me gurë, duke shkaktuar dëme materiale dhe djegie automjeti”, saktësoi Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Kombëtare (DGSN) në një njoftim për shtyp. botuar në mbrëmje.

Në fund të ndeshjes së Kupës së Fronit të luajtur në kryeqytet, ultrasit e AS FAR, klubi i Forcave të Armatosura Marokene me bazë në Rabat, i mundur (2-0), pushtuan lëndinë për t’u përballur me tifozët e Maghreb de Fez (MAS), sipas mediave lokale.

Forcat e sigurisë, duhej të ndërhynin për të ndaluar dhunën. DGSN raportoi 103 të plagosur në mesin e policisë dhe 57 në mesin e mbështetësve.

“Në këtë fazë të hetimeve janë identifikuar shumë dëme në objektet e stadiumin “Moulay-Abdallah”. Një motoçikletë është djegur dhe dëmtime kanë pësuar edhe 33 automjete policie dhe private”,- shtoi DGSN. Komisioni Disiplinor i Federatës duhet të mblidhet në fillim të javës dhe priten sanksione, sipas mediave marokene.

#Morocco #Rabat| Riots, chaos and violence in Moulay Abdellah Stadium between the supporters of the Royal Army and Maghreb Fez teams.#StatuFranceseAssassinu
#Corsica #Russia_Ukraine_War #YvanColonna pic.twitter.com/jGkQPEmorb

— World News (@ne23614114) March 14, 2022

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport digjet autobusi i tifozeve gjatë një ndeshje kupe në rabat irritohen tifozët pushtimit të fushës nga tifozët e liege rreth 160 persona digjet autobusi i tifozeve gjatë një ndeshje kupe në rabat irritohen tifozët pushtimit të fushës nga tifozët e liege rreth 160 persona

Sondazh

Poll