Sport

Keylor Navas, i vetmi që u duartrokit nga tifozët në “Parc des Princes”…

14 Mars 2022, 05:43 Nga DOSJA
Keylor Navas, i vetmi që u duartrokit nga tifozët në “Parc

FRANCE PSG është rikthyer në shtëpi me humor të ulët pas humbjes në Champions League, sepse ky ishte objektivi kryesor i sezonit për skuadrën periziene, me blerjet luksoze që kishte bërë.

Njëri prej tyre ishte Gigi Donnarumma, i cili luajti rol në një ndeshje kyçe në humbjen ndaj Real Madridit. Pochettino zgjodhi italianin për dy ndeshjet kundër skuadrës “los blancos”, ku tifozët vazhdojnë të kujtojnë rastin kur Benzema i mori topin dhe shënoi, episode që i hapi rrugë kualifikimit të Realit.

Kritika ndaj trajnerit argjentinas nuk janë ndalur, pasi shumica e tifozëve mendojnë se përvoja e Keylor Navas do të ishte e nevojshme për t’u përballur me ish-skuadrën e tij në “Santiago Bernabéu”. Dhe këtë e demonstruan edhe në ndeshjen kundër Bordeaux në “Parc des Princes”, ku ai, së bashku me Mbappe, ishin të vetmit që morën duartrokitje.

Navas bëri dy ndërhyrje për të penguar golin e “girondins” në pjesën e dytë dhe në çdo herë tribunat e duartrokisnin, ndërsa pjesa tjetër e bashkëlojtarëve u fishkëllyen, edhe pse PSG fitoi 3-0.

Në fund të ndeshjes, trajneri Pochettino ishte i mërzitur nga reagimi i tifozëve të PSG-së dhe siguroi se episodi i Donnarummas me Benzema, nuk ishte çelësi i skualifikimit, duke marrë në mbrojtje gardianin italian.

“Nuk ishte një gabim portieri, por një gabim arbitri. Donnarumma është mirë, por ne zgjodhëm Keylor Navas sot. Janë rezultatet që përcaktojnë zgjedhjet dhe jo një gabim,”- tha argjentinasi. Sot duket se besimi është rifituar, ndërsa Donnarumma po rimëkëmbet nga goditja e rëndë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport drejtori sportiv i psg -së i erdhi radha donnarummas navas apo donnarumma? portieri keylor navas trajnerin argjentinas të psg-së drejtori sportiv i psg -së i erdhi radha donnarummas navas apo donnarumma? portieri keylor navas trajnerin argjentinas të psg-së

Sondazh

Poll