Sport

Barça ‘ngroh motorrët’ para El Classico-s, likujdon për 30 minuta Osasunan

13 Mars 2022, 22:10 Nga DOSJA
Barça ‘ngroh motorrët’ para El Classico-s, likujdon

SPANJË– Barcelona fiton ndaj Osasunas me shifrat 4-0 në javën e 28-të të La Ligas. Një sfidë pa shumë histori, pasi Barcelona realizoi tri gola që në pjesën e parë. Në minutën e 14′, Ferran Torres shënoi në minutën e 14′ dhe vetëm 7 minuta më vonë shënoi të dytin personal pas asistit të dhënë nga Dembele.

Në minutën e 27′ do të ishte përsëri Dembele që këtë herë do të asistonte për Aubameyang, duke çuar shifrat në 3-0. Në pjesën e dytë, në minutën e 75′ Riki Puig vulosi këtë takim.

Me këtë fitore skuadra e Barcelonës ngjitet në vendin e tretë në kampionat me pikë të barabarta me Atletico Madrid. Një sukses që vjen në kohën e duhur pasi javën tjetër do të luhet ‘El Classico” me Real Madrid.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona osasuna barcelona osasuna

Sondazh

Poll