Sport

Zyrtare: Magath rikthehet në Bundesligë! Trajneri gjerman ka nënshkruar me Herthan…

14 Mars 2022, 06:20 Nga DOSJA

GJERMANI – A ju kujtohet Felix Magath, ish-trajneri i Bayern Munich dhe i Schalke 04? Ndoshta jo, por në Gjermani, nuk e ka harruar dhe fshirë nga lista trajnerin e njohur.

Në moshën 69-vjeçare ai rikthehet përsëri në fushën e blertë të futbollit. Hertha Berlin ka vendosur t’i besojë stolin e ekipit të saj trajnerit të njohur, i cili është i papunë që nga viti 2017.

Ish-tekniku i Bajernit dhe Schalkes do të kenë për detyrë të ringjallin një ekip të parafundit në renditje dhe në krizë të plotë rezultatesh:

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për situatën aktuale, – tha trajneri Magath për kanalet zyrtare të klubit. – Jam i lumtur të mund t’i japim dorën Herthas në përpjekje për të arritur objektivin. Eshtë koha të përqendrohemi në tetë ndeshjet që mungojnë në fund të kampionatit”.

Trajneri i lindur në vitin ’53 ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në qershorin e ardhshëm. Në ndeshjen e javës së 26-të të Bundesligës, të shtunën, Hertha humbi 2-0 në transfertë ndaj Borussia M’gladbach.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport felix magath hertha e berlinit ish-trajneri i bayern munchen ish-trajneri i bayern munich felix magath hertha e berlinit ish-trajneri i bayern munchen ish-trajneri i bayern munich

Sondazh

Poll