Sport

Ziyech dhe Mazraoui refuzojnë kombëtaren e Marokut, mosmarrëveshje me federatën…

14 Mars 2022, 06:11 Nga DOSJA
Ziyech dhe Mazraoui refuzojnë kombëtaren e Marokut,

MAROK – Hakim Ziyech nuk do të marrë pjesë në kombëtaren e Marokut për ndeshjen e “play-off”-it kundër Kongos për botërorin “Katar 2022”. Një vendim të ngjashëm ka marrë edhe Noussair Mazraoui i Ajax.

Anësori i Chelseas refuzoi thirrjen e trajnerit Vahid Halilhodzic, i cili e kishte vendosur atë në paraskuadër. Njoftimi është bërë nga vetë ish-Ajax, i cili ka shpjeguar arsyet e tij në një postim të gjatë në Instagram:

“Më vjen keq që zhgënjej fansat, – thuhet në një pjesë të mesazhit të tij, – por fatkeqësisht ndiej se nuk kam zgjidhje tjetër. Në gjashtë vitet e fundit, drejtuesit e federatës vazhdojnë të nxjerrin informacione të rreme për mua dhe përkushtimin tim ndaj ekipit kombëtar. Veprimet e tyre e kanë bërë të pamundur që të qëndroj në atë grup”.

Edhe Noussair Mazraoui që luan me Ajax, ashtu si ish-shoku i skuadrës, e motivoi refuzimin e tij të kombëtares në rrjetet sociale: “Për një vit e gjysmë nuk u thirra në ekipin kombëtar, pa asnjë arsye të dukshme. Asnjëherë në karrierën time kishte pasur një mungesë respekti të tillë ndaj meje, si sportist dhe si person në përgjithësi.

Pas gjithë kësaj kohe, – vazhdon ai, – më në fund arrita të flas me drejtuesit e Federatës, por për fat të keq, trajneri duket nuk kishte kohë të fliste me mua. Doja të flisja me të dhe të mohoja thashethemet e pabaza që qarkullonin për mua, kjo ishte shumë e rëndësishme për mua. Prandaj, me zemër të thyer vendosa të mos luaja për kombëtaren time në vazhdim ndeshjet.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport hakim ziyech mesfushorin sulmues hakim ziyech noussair mazraoui siç bëri maroku me hakim ziyech trajnerit vahid halilhodzic hakim ziyech mesfushorin sulmues hakim ziyech noussair mazraoui siç bëri maroku me hakim ziyech trajnerit vahid halilhodzic

Sondazh

Poll