Politike

Vetëm Bardhi në krah të Bashës? Sekretari i PD: Duhet të bëhemi bashkë, kryetar tërhiqu!

12 Mars 2022, 12:06 Nga DOSJA
Vetëm Bardhi në krah të Bashës? Sekretari i PD: Duhet

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha, por gjithashtu nuk pranon edhe rithimin e ish-kryedemokratit Lulzim Basha. Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Bardhi tha se propozimi i deputetit Dash Sula duhet që të merret parasysh nga gjithë të tjerët.

“Vendimin e 9 shtatorit e mbeshtes sa te kem fryme jo per shkak te karriges të askujt, por se besoj edhe sot se është rruga e vetme për të fituar. Per shkak të atij vendimi partise iu shpall lufte. Jemi ne gjendje lufte dhe po e demton pd ne syte e opinionit publik. Per tw ndalur gerryerjen e partise, e vleresoj qendrimin tuaj per t’u vendosur ne dispozicion te grupit dhe kryesise per te gjetur nje zgjidhje. Nje hap pas i juaji qe merr me vete edhe sali berishen, i hap rrugen nje procesi bashkimi eshte shansi vetem per t’i dhene mundesi PD. Ne muk mund te improvizojme. Sepse rrezikojme te copezohemi akoma me shume. Ketu jemi pak. Edhe me ata jashte jemi pak. Pra na duhet te dimw tani hapin a, b dhe c. Mundesine per te fituar dmeokrsteve ne 2023 ia japim duke pare interesin e pd. Hap pas pa bere kthim pas, sepse keshtu nuk shkojme askund. Na duhet te gjejme nje zgjidhje te plote, jo te pjesshme. Ajo qe propozon dDshi duhet te marre dhe miratimin e pales tjeter. Na duhet nje zgjidhje qe qeteson demokratwt, se jemi ne gjendje lufte dhe qe i ben bashke demokratet. Pra, vendimi per Sali Berishën nuk mund të zhbëhet. Ketu kemi qene te gjithe dhe e kemi mbeshtetur. Tërheqja juaj dhe e Sali Berishës mund të përbashkojë, dhe mund te jap një shans për zgjidhje. Zgjidhja duhet te jete e plote, afatgjate. Eshte nje rruge per t’u testuar per te sjelle dmeokratet ne pushtet,”-tha Gazment Bardhi.

LAJMI KRYESOR: Humbi zgjedhjet e 6 marsit, deputetët e PD firmosin dokumentin, duan dorëheqjen e Bashës

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi mbledhja e pd 12 mars 2022 gazment bardhi mbledhja e pd 12 mars 2022

Sondazh

Poll