Politike

Tabaku kundër Bashës, e këshillon: Kryetar, bëni një hap pas! Unë, gati të lë edhe mandatin

12 Mars 2022, 11:24 Nga DOSJA
Tabaku kundër Bashës, e këshillon: Kryetar, bëni një

TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh sot se prej 9 shtatorit ka kërkuar bashkimin e PD, ndërsa theksoi se rezultati në zgjedhje dëmtoi partinë. Edhe ajo i kërkoi kryedemokratit Lulzim Basha, që të bëjë hapa pas, ndërsa u shpreh se ishte gati që edhe të hiqte dorë nga mandati i saj si deputete.

FJALA E TABAKUT: 

Nuk kam preferuar që diskutimin e brendshëm ta bëjmë mediatik. Nuk themi dot që kemi mirë. Kam qenë e angazhuar me komisionin hetimor, nuk kam patur mundësi të përfshihem si kolegët e tjerë. U përfshiva 4 ditët e fundit. Falenderoj kolegët që votuan edhe në Parlament raportin tonë të komisionië hetimor. Do të kisha dashur që, pavarësisht ndasive, grupi të kishte mbajtur qëndrim unik atë ditë. Në politike na dallon qëndrueshmëria. Nga 9 shtatori kam kërkuar bashkimin. Jam sulmuar se kam kërkuar të jemi bashkë. Rezultati që morëm ne terren, na demtoi. Edhe pala tjetër nuk arriti asgjë. Pra vetëm bashkë dhe përtej nesh mund t’ia dalim. Në Vorë më thanë se, nga 25 prilli nuk ka patur njeri ne terren nga PD. Ne nuk mund të jemi parti zyrash. Në cdo mbledhje, kam këkruar që të mos përjashtojmë njerëz. Nuk jam në politike për karrige. Jemi për të përfaqësuar njerëzit. Une jam gati të iki dhe nga deputete. Nuk e konsideroj pozicionin si privilegj, por përgjegjshmëri. Nuk është karriera individuale në lojë, as e Bashes, e Joridës. Është PD në lojë. Secili duhet të kalojë mbi veten dhe të shohim cili është hapi përbashkues. Kam lexuar kolegun Sula që ka propozuar një mekanizëm. Dëshira për të dalë nga këtu ku jemi ekziston. Besoj kryetar që ju duhet të bëni një hap pas. Të gjejmë një mënyrë sesi faktorët në PD të bashkohen dhe ne të ecim përpara. Besoj se ne duhet të ishim sot në protestë. Ata presin që ne të jemi përballe Edi Ramës, jo njëri – tjetrit. Na kanë votuar për alternativë qeverisëse dhe ne duhet të jemi një alternativë e tillë. Ne duhet të jemi një parti që mbështet qytetarët, të jemi në terren. Të jemi të thjeshtë, të jemi per herë të tretë në qeveri. Sot beteja ime është me Edi Ramën. Nuk kam asnjë ambice personale. Duhet të dalim mbi vete. Si të dalim mbi vete dhe të nxjerrim sipër PD. E pamë se ku jemi. Duhet të shohim si ringrihemi. Nuk di të them cili është mekanizmi, por di të them që ajo që ndodhi në këto muaj na solli në këtë situatë. Duhet ta tejkalojmë për demokratët dhe shqiptarët.

LAJMI KRYESOR: Humbi zgjedhjet e 6 marsit, deputetët e PD firmosin dokumentin, duan dorëheqjen e Bashës

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku mbledhja e pd 12 mars 2022 jorida tabaku mbledhja e pd 12 mars 2022

Sondazh

Poll