Politike

Saimir Korreshi kërkon dorëheqjen e Bashës: Po nuk iku, harrojeni që fiton PD-ja

12 Mars 2022, 11:27 Nga DOSJA
Saimir Korreshi kërkon dorëheqjen e Bashës: Po nuk iku, harrojeni

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka deklaruar para mbledhjes së grupit parlamentar që do të kërkojë dorëheqjen e Lulzim Bashës. Në fjalën e tij, Korreshi tha se kryedemokrati Lulzim Basha duhet që të hiqte dorë nga drejtimi i PD-së.

“Po, do t’i kërkoj dorëheqjen Lulzim Bashës, kjo për të gjetur një zgjidhje që demokratët të bashkohen, pasi vetëm po të bashkohemi do të mundemi të çojmë PD-në në fitore. Hapi i parë tani është bashkimi i demokratëve. Duhet të jetë përtej çfarë dolloj kushti. Kërkesa ime është të gjendet zgjidhja nga të dyja palët. Të ketë një grupim që ta çojë PD-në në fitore në zgjedhjet pas 8 muajsh. Të gjejmë një kohezion. Po nuk u bashkuan të gjithë bashkë, po nuk u bëmë një grup i vetëm, harroje që fiton PD-ja,”-tha Korreshi para mediave.

LAJMI KRYESOR: Humbi zgjedhjet e 6 marsit, deputetët e PD firmosin dokumentin, duan dorëheqjen e Bashës

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike mbledhja e pd 12 mars 2022 saimir korreshi mbledhja e pd 12 mars 2022 saimir korreshi

Sondazh

Poll